Lajme

Jashari, kandidon sërish për kryetar të Skënderajt


Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se do ta jetë kandidat për kryetar edhe për një mandat.

“Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt”, ka shkruar Jashari në Facebook.

“Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë”.

Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës, ka zyrtarizuar Sami Lushtakun si kandidat për kryetar të Skenderajt, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Unë jam shumë i nderuar dhe krenar që qytetarët e Skenderajt tash e 20 vite e mbështesin fuqishëm PDK-në. Jam krenar që edhe këto zgjedhje qytetarët e Skenderajt të bashkuar do të festojmë fitoren e madhe të radhës në tetor dhe do të vazhdojmë projektet për vazhdimin e zhvillimit të Skenderajt”, tha Lushtaku më 19 korrik.

Ai ishte më herët kryetar i Skenderajt, por në zgjedhjet e kaluara nuk mori pjesë, pasi e përkrahi kandidaturën e pavarur të Bekim Jasharit, i cili pritet të jetë një prej konkurrentëve të Lushtakut edhe në zgjedhjet e vjeshtës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore