Bota

Japonia mbyll kufijtë për të huajt


Nga data 28 dhjetor, deri në fund të janarit  Japonia ndalon hyrjen e shtetasve të huaj, jo rezidentë, pas shfaqjes së disa rasteve të prekura nga  mutacioni i ri,  i Covid-19.  Qytetarët japonezë dhe ata rezidentë  duhet të  vetë-karantinohen për 14 ditë.

Dy rastet e para të variantit të ri, të COVID-19 u zbuluan jashtë karantinës së Aeroportit Ndërkombëtar të Japonisë. U zbulua se pesë qytetarë të tjerë, që vinin nga Britania, ishin prekur nga mutacioni  i ri  i Covid-19.

Dyshohet që mutacioni i ri i coronavirus-it, i cili ka origjinën nga Britania e Madhe të jetë 70% më shumë i transmetueshëm.  Që nga zbulimi i tij më shumë se 40 vende kanë kufizuar udhëtimet me Britaninë e Madhe. 

Gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga data 28 dhjetor do t`i kërkojnë të gjithë udhëtarëve, të paraqesin një test negativ brenda 72 orëve nga  fillimi i udhëtimit  drejt SHBA-së. Pasagjerëve do t`i kërkohet gjithashtu të kenë me vete dokumentacionin laboratorik të rezultateve të testit. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore