Tokyo 2020

Japonia do të shuajë flakën olimpike të Lojërave të transformuara nga pandemia


Japonia do të shuajë të dielën më 8 gusht flakën olimpike më shumë se një-vjeçare, duke mbyllur Lojërat Olimpike të Tokios që u ndikuan nga pandemia, politika dhe trazirat personale të sportistëve.

Për vendin pritës, Olimpiada nuk solli suksesin global dhe financiar që kërkonte dikur. Sidoqoftë, organizatoret duket se kanë parandaluar që COVID-19 të paralizonte përsëri Lojërat, pasi në mes të pandemisë u mblodhën rreth 50 mijë njerez.

Edhe pse nuk u lejuan tifozët dhe sportistët nga gjithë vendet e botës qëndronin me grupin e vendit të tyre dhe në hotele dukej se përsëri virusi do i kërcënonte këto Lojëra.

Varianti Delta rriti infeksionet në Tokio, duke arritur deri në 5 mijë infeksione ditore, çka solli në pikëpyetje nëse sistemi shëndetësor do ishte në gjendje ta përballonte.

Normalisht një nga qytetet me elektrizuese në botë, Tokio është nën një gjendje të jashtëzakonshme, duke u privuar nga turmat e zjarrta si ato të Olimpiadës së fundit në vitin 1964.

“Tashmë mund të themi me siguri se kemi përjetuar Lojëra Olimpike shumë të suksesshme, duke marrë parasysh të gjitha pasiguritë që kishim dy vitet e fundit”, tha Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ndërsa sondazhet treguan se shumica e japonezëve kundërshtonin organizimin e lojërave në mes të pandemisë, koha tregoi se në ngjarjet e hapura sportive, tifozët dolën kundër autoritetve shëndetësore dhe të nxehtit për të para ngjarjet sportive në natyrë si tregarëshi, patinazhi etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore