Lajme

Japoni: rritet shkalla e vetëvrasjeve gjatë valës së dytë të Covid-19


Rritet shkalla e vetëvrasjeve në Japoni gjatë  valës së dytë të pandemisë. Më së shumti janë vetëvrarë gratë dhe fëmijët.

Sipas statistikave vetëvrasjet ranë gjatë valës së parë  për shkak të politikave të qeverisë.

Rënia  e numrit të vetëvrasjeve në periudhën shkurt-qershor u ndikua nga subvencionet qeveritare, ulja e orëve të punës dhe mbyllja e shkollës.

Gjatë muajve korrik-tetor shkalla e vetëvrasjeve u rrit me 16% në krahasim me të njëjtën  periudhë të një viti më parë.

Rritja e vetëvrasjeve në  muajt korrik-tetor bie ndesh me uljen e kurbës në 14% në  muajt shkurt-qershor. Numri i vetëvrasjeve ne Japoni mbetet alarmant.

Në vitet e fundit në Japoni ka pasur një ulje të numrit të vetëvrasjeve. Mesatarja e  numrit të personave të vetëvrarë është dy herë më e lartë se në Azi./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore