Financa

Japoni, bilanci i parave për muajin mars në rritje


Në Japoni, shuma e parave që qarkullojnë u rrit me një të pestën duke shënuar një rekord për muajin mars në një kohë kur banka qendrore nxirrte para për të përballuar situatën pandemike.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se sasia e parave në qarkullim u rrit me 20.8% në muajin mars në 613.4 trilionë jen (5.5 trilionë dollarë) krahasuar me një vit më parë.

Në bazë të të dhënave të bankës qendrore kjo rritje ka shënuar fitimin më të madh vjetor që nga muaji shkurt i vitit 2017.

Kryesisht, rritja është nxitur nga Banka e Japonisë përmes blerjeve të letrave me vlerë afatshkurtra dhe kërkesës për skemën e saj të kredisë që synonte kanalizimin e fondeve në firmat e goditura nga pandemia.

Gjithashtu u rritën edhe depozitat e institucioneve financiare “të parkuara” te banka duke u rritur me 25.1% në një rekord prej 492.5 trilionë jen.

Guvernatori i bankës, Haruhiko Kuroda, ka theksuar se fokusi i tij afatshkurtër është mbështetja e ekonomive të goditura nga COVID-19.

Sipas Reuters, ekonomia e Japonisë po rimëkëmbet gradualisht falë eksporteve të fuqishme. Megjithatë, përhapja e ngadaltë e vaksinave dhe rritjen e infeksioneve të coronavirus-it kanë qenë në pjesën më të madhe të panoramës së përgjithshme.

Nga ana tjetër, kritikët e Bankës së Japonisë i kanë kërkuar asaj të fokusohet më shumë në rritjen e kostove të politikës së saj monetare të zgjatur siç është dëmi i shkaktuar nga normat shumë të ulëta të interesit në fitimet e bankës.

Muajin e kaluar banka vendosi për të adresuar efektet anësore të lehtësimit të zgjatur monetar përmes një përmbledhje të mjeteve të saj që kanë çuar në planet për të shkurtuar blerjet e bonove në muajin prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore