Kosova

Janjiç: Në janar mund të kemi revoltë të serbëve në Veri për shkak të faturave të rrymës


Dushan Janjiç

Marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën e Energjisë, Dushan Janjiç, themeluesi i Forumit për Marrëdhënie Etnike, e sheh si një vazhdimësi i marrëveshjeve të arritura në këtë fushë gjatë viteve 2013 dhe 2015.

Megjithatë, sipas tij, problemi kryesor në këtë mes është se të dy palët në këtë rast do të mundohen që marrëveshjen e arritur ta paraqesin si fitore të tyre.

Problematika tjetër, sipas analistit serb, është se me fillimin e faturimit të serbëve, me të cilën këta të fundit do të detyrohen të paguajnë një pjesë të borxhit, do të fillojë edhe një revolt e Serbëve, pasi ata do të përballen me probleme të papritura financiare, për shkak të akumulimit të borxhit të energjisë elektrike.

“Ka afate shumë të sakta në marrëveshje, kështu që sipas atij plani, qytetarët e Veriut të Kosovës duhet të presin faturat e energjisë elektrike në janar, me të edhe borxhet e mbledhura. Është e sigurt se Qeveria e Serbisë do të marrë përsipër një pjesë të borxhit, por është e sigurt që edhe serbët, do të duhet të paguajnë një pjesë të borxhit”, ka thënë Janjiç për të përditshmen serbe, Danas.

“Në fillim të dimrit pres një revoltë të serbëve, sepse do të përballen me faturat dhe probleme të papritura financiare për të cilat do të konsiderojnë përgjegjës autoritetet në Beograd dhe Listën Serbe”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore