Financa

Janet Yellen konfirmohet si Sekretare e Thesarit duke u bërë gruaja e parë në këtë post


Senati amerikan votoi me 84 vota pro dhe me 15 vota kundër të hënën Janet Yellen si Sekretaren e 78-të të Thesarit.

Yellen, 74 vjeçe, është gruaja e parë që mban pozicionin në historinë 231-vjeçare të Thesarit. Ajo është gjithashtu personi i dytë që ka shërbyer si kryetare e Rezervës Federale dhe Sekretare e Thesarit.

Sfida e saj do të jetë rritja e ekonomisë amerikane pasi vaksinat COVID-19 të përhapen në të gjithë vendin. Statistikat njoftojnë Yellen do të përballet me një krizë të thellë gjatë detyrës së saj. Dhjetë milionë njerëz më pak janë të papunë krahasuar me nivelet para pandemisë. Punëtorët në sektorin e pagave të ulëta pritet të përballen me nivele të papunësisë mbi 20%.

Yellen ka deklaruar para Kongresit, në seancën e saj të emërimit se përmirësimi i bizneseve dhe papunësisë pas pandemisë është përparësia e saj kryesore.

Yellen pritet të bindë Kongresin për paketën prej 1.9 trilionë dollarësh të administratës Biden. Paketa do të përfshijë pagesa stimuluese prej një mijë e 400 dollarësh dhe një shtesë prej 400 dollarësh në javë në siguracionet e papunësisë.

Yellen është shprehur pro një politike tatimore që mbështet shpenzimet e qeverisë për infrastrukturën, prodhimin, kërkimin dhe zhvillimin.

Yellen pritet të angazohet në marrëveshjet tregtare shumëpalëshe. Lidhur me Kinën, Yellen ka premtuar vëmendje të veçantë ndaj çështjeve si vjedhja e pronës intelektuale.

Gjatë fjalës së saj, ajo u ndal tek rëndësia e bonove 50-vjeçare të qeverisë amerikane. Ajo gjithashtu u ndal tek kriptomonedhat dhe mundësia e përdorimit të tyre në aktivitete të paligjshme.

Një përparësi kryesore e saj do të jetë adresimi i ndryshimeve klimatike. Për Yellen-in, ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim ekzistencial për botën. Ajo planifikon emërimin e një personi të nivelit të lartë hierarkik. Ky post do të ketë në fokus rreziqet e sistemit financiar dhe përfitimet e taksave në lidhje me ndryshimin e klimës./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore