Jetesë & Stil

Jana Kramer zbulon se ishte e abuzuar nga lidhjet e kaluara


Jana Kramer - Artiste

Këngëtarja amerikane e muzikës “country”, Jana Kramer, ka vendosur të flas për marrëdhëniet e saj të kaluara abuzive me shpresën për të frymëzuar gratë e tjera që të dinë vlerën e tyre.

Gjatë një postimi emocional në Instagram, artistja tregoi se duhej të luftonte “zërat negativë” në kokën e saj që kanë shoqëruar trajtimin e tmerrshëm nga ish -partnerët.

Fotografi e publikuar nga Jana Kramer në Instagram.

“Unë jam abuzuar fizikisht dhe emocionalisht në marrëdhëniet e kaluara,” filloi ajo.

“Kam lejuar që disa sjellje të vazhdojnë sepse në të vërtetë besoja zërat negativë në kokën time që më thonin ‘askush nuk do të të dojë ty’, ‘ti je problemi’, ‘do të të vras’, ‘nëse do të veshësh diçka më seksi do të fle me ty’”, ka shkruar ajo.

Ajo vazhdoi duke thënë se besonte se nuk ishte “e mjaftueshme” për vite me radhë dhe vazhdoi të përsëriste modelin e lëndimit të vetes dhe të tjerëve.

Fotografi e publikuar nga Jana Kramer në Instagram.

“Dhe unë kam rënë për të njëjtin abuzim në një lidhje sepse është ajo që mendova se e meritoja”, shtoi ajo.

Artistja, postimin e përfundoi dukë dhënë një mesazh senzibilizues.

“Shërimi im dhe shërimi ynë është ndalimi i atyre zërave negativë”.

“Tani është koha për t’u rritur, mësuar, shëruar dhe dashuruar veten. Ne jemi mjaft. Ju jeni mjaft. Unë jam mjaft”, ka përfunduar ajo.

Megjithëse Jana nuk theksoi emrin e asnjë prej partnerëve të saj, ajo ka folur në të kaluarën për abuzimin e tmerrshëm që pësoi nga burri i saj i parë, Michael Gambino.

Në vitin 2017, në një intervistë për magazinën “People”, ajo tha se ai e terrorizoi atë deri në pikën që ai u arrestua për tentativë vrasjeje në vitin 2005, dhe u dënua me gjashtë vjet burg.

Pasi u lirua në vitin 2010, ai vdiq duke vrarë veten dy vjet më vonë.

Kramer kohët e fundit u nda nga ish-bashkëshorti Mike Caussin, pas skandaleve të mashtrimit që ai pranoi, së bashku me “diagnozën” për varësi nga seksi.

Ish -çifti – të cilët ndajnë vajzat Jolie dhe Jace,  përfunduan divorcin e tyre në qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore