Film

Jamie Foxx merr mbështetje nga kolegët pas shtrimit në spital


Jamie Foxx ka marrë mbështetje në internet, pasi postoi në media sociale për herë të parë që nga shtrimi i tij në spital.

Aktori fitues i çmimit Oscar ndodhet në kujdesin e mejkëve prej disa javësh, pas një “komplikimi mjekësor”.

Ai ndau një shënim në Instagram duke thënë “Vlerëso gjithë dashurinë!!! Ndjeheni i bekuar”.

Ndër ata që ofruan mbështetjen e tyre ishin Vin Diesel dhe Jeremy Renner, i cili po shërohet nga një aksident i madh me një borëpastruese.

Vajza e Foxx, tha muajin e kaluar se ai po trajtohej me “kujdes të madh”, por nuk specifikoi se çfarë kishte ndodhur me të.

Postimi origjinal i Corinne Foxx ishte: Ne donim të tregonim se babai im, Jamie Foxx, përjetoi një komplikacion mjekësor dje.

Për fat, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e rikuperimit.

“Ne e dimë se sa i dashur është ai dhe vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe. Shumë dashuri, Familja Foxx”, shkruhej në njoftim.

Thuhet se 55-vjeçari u shtrua në spital në Atlanta, gjatë xhirimeve të “Back In Action” të Netflix së bashku me Cameron Diaz.

Sipas revistës People, ngjarja nuk ka ndodhur në xhirime dhe ai nuk është dërguar në spital me një mjet urgjence.

Foxx mori gjithashtu mbështetje nga aktori i Friends, Courteney Cox dhe këngëtari John Legend në formën e emoji-ve të lutjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore