Sport

James Rodriguez-i zbulon se Real-i e pengoi për t’u transferuar te Atletico


James Rodriguez-i, ish-lojtari i Real Madrid-it, ka zbuluar se ish-klubi i tij, e ka ndaluar atë që të transferohej te Atletico Madrid-i.

James-i zbuloi se ai kishte biseduar me trajnerin e Atletico-s, Diego Simeone-n, vitin e kaluar, por Real-i bllokoi gjithçka. Ai më pas u bashkua me Everton-in, pasi nuk gjeti hapsirat e duhura nën drejtimin e Zinedine Zidane-t.

“Ishte gati një marrëveshje e kryer për të shkuar te Atletico. Unë fola me Simeone-n, ai më the se mund të isha i rëndësishëm, por Real Madrid-i nuk më la të shkoja”, tha James-i për ESPN.

“Florentino Perez-i e dinte që me Zidane-n nuk do të luaja shumë. Ishte një vit i keq dhe doja të vija te Everton-i për të luajtur dhe për të treguar se çfarë mund të bëj”.

James-i ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asiste në 18 paraqitje me Everton-in në Premier Ligë, këtë sezon, duke qenë një lojtar kyç për Carlo Ancelotti-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore