Libra

James Patterson shpallet autori më i shitur në botë në 10 vite


James Patterson është votuar autori më i shitur në botë në 10-vjeçarin e fundit  sipas BookScan.

James Patterson ka shitur 84 milion libra nga 2010 në 2019-tën. Kjo e bën autorin më të shitur të dekadës së fundit. Lajmi vjen nga shtëpia botuese “Longanesi”.

Petterson njihet për librat e shumtë “thriller”, pavarësisht se fusha e shkrimeve të tij është më e gjërë.

Ai është autori i vetëm që ka shitur më shumë se një milion kopje në kategoritë libra për të rritur, për të rinj, dhe fiction për fëmijë.

Patterson gjithmonë ka kontribuar në promovimin e leximit duke dhuruar miliona libra tek të rinjtë në shkolla. Ai është donator në fushën e arsimit pasi ka dhuruar mbi 70 milionë dollarë për ta mbështetur atë dhe për të inkurajuar leximin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore