Lajme

Jakup Krasniqi – Prokurorit Smith: Në emër të popullit të Kosovës flasim ne


“Në emër të qytetarëve të Kosovës, flasim ne përfaqësuesit e tij”.

Kështu i është drejtuar ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, prokurorit Jack Smith, gjatës seancës gjyqësore duke iu referuar të mos flasë në emër të popullit të Kosovës, meqë ai po përpiqet të dënojë luftën shumëvjeçare të shqiptarëve.

”Reagim në fjalën e Prokurorit, zotëri Smith kur foli në emër të popullit të Kosovës. Në emër të qytetarëve të Kosovës, flasim ne përfaqësuesit e tij”.

“Kisha lutur Prokurorin, që nëse ai duhet të flas në emër të dikujt, ose të flet në emër të krimeve të pretenduara, ai le të bëhet mbrojtës i krimit dhe gjenocidit që ka përdorur regjimi serb”.

Ai është shprehur se në emër të shtetit të Kosovës, dhe në emër të popullit të Kosovës, flet vetë ai së bashku me ish-krerët tjerë të UÇK-së që gjenden prezentë në Gjykatën Speciale.

”Në emër të popullit tim, në emër të kombit tim, dhe në emër të luftës dhe sakrificave të mëdha të kombit tim, flasim ne përfaqësuesit e tij, dhe jo ata që përpiqen ta dënojnë luftën shumëvjeçare të kombit tim”.

Krasniqi ka thënë se është angazhuar shumë për pavarësinë e Kosovës ”unë 45 vjet të jetës time, kam të angazhuar për liri dhe drejtësi dhe çlirim të kombit tim nga robëria”.

”Në zgjedhjet e vitit 1992, kam qenë i zgjedhur deputet i Kosovës, që regjimi i Serbisë nuk ka lejuar që të konstituohet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore