Sport

Jake Paul vs Ben Askren hyn në top 10 meçet më të shtrenjta ndonjëherë


Fitorja dominuese e Jake Paul kundër Ben Askren të shtunën në mbrëmje supozohet se arriti një fitim prej 54 milionë sterlina, vetëm përmes blerjeve online për ta shikuar ndeshjen në sistemin PPV (paguaj për ta shikuar).

Youtuber-i më i ndjekur në botë, Jake Paul, shënoi fitore të në raundin e tij të parë ndaj veteranit të UFC, Ben Askren për të rritur rekordin e tij të pamposhtur profesional në 3:0.

Paul, e mposhti kampionin e Bellatorit deri në 77 kilogramë në orët e para të mëngjesit në ndeshjen kryesore të ngjarjes së dytë të Triller Fight Club në Atlanta, Georgia.

Fitorja e tij të shtunën në mbrëmje tërhoqi të njëjtin numër blerjesh sa ndeshja e Floyd Mayweather me Miguel Cotto në vitin 2012 në Porto Rikos.

Në fakt, vetëm luftimet në të cilat janë të përfshirë Mike Tyson ose Floyd Mayweather kanë arritur të sigurojnë më shumë blerje PPV.

Numri një në listë me 4.6 milion shitje mbetet ndeshja e cila ishte e shumëpritur mes Mayweather me Manny Pacquiao që u zhvillua në vitin 2015.

E dyta në listë është ndeshja mes ish-kampionit të MMA Conor MsGregor kundër Mayweather që u zhvillua në vitin 2017, e cila arriti 4.3 milion blerje.

Pas meçit, Jake Paul tha se kishte një vizion dhe një ëndërr, këtë arritje që e bëri.

“Kanë qenë dhjetë ditët më të të vështira të jetës sime. Duhej ta mbaja formën për këtë ndeshje dhe jam i ndëruar që jam këtu” tha Jake Paul”.

Ai vazhdoi duke thënë:  “Vetëm disa vjet më parë, mësuesit e mi po talleshin me mua në klasë, duke më thënë se nuk mund të bëja asgjë dhe thoshin se nuk isha i zgjuar”.

“Por sapo pash një ëndërr, punova shumë dhe e ndoqa atë. Kur mendoj që po qëndroj pranë këtyre legjendave, është vërtetë e pabesueshme”, përfundoi Jake Paul.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore