Përballje

Jake Paul kërkon ta nokautojë edhe një ‘yll’ të UFC


Jake Paul dhe Tyron Woodley

Ndeshjet e boksit nuk po kanë të ndalur për “youtuber-in” Jake Paul.

Dueli i tij i radhës do jetë përballë ish kampionit të UFC, Tyron Woodley.

Woodley ka lidhur kontratën e tij për ndeshjen e shumëpritur, pasi ai kërkon të ndryshojë rekordin e pamposhtur të yllit të YouTube.

Para një muaji e gjysmë, Paul kishte nokautuar në rundin e parë mikun e Woodley, Ben Askren.

Që kur ajo ndeshje përfundoi, Woodley është paraqitur vullnetarisht për t’u përballur me Paul, i cili mban rekord 3:0 si një boksier profesionit me të gjitha fitoret me nokaut.

Pas përfundimit të kontratës së tij në UFC, Woodley ishte i lirë për të ndjekur luftime të tjera dhe ai do të kalojë në boks me shansin për t’u përballur me Paul.

Jake Paul thirri një numër të veteranëve të UFC-së që të ndeshen me të, pas nokautimit të Askren në prill dhe Woodley u duk se ishte në krye të listës së kundërshtarëve të mundshëm.

Woodley tani po kërkon të shtojë Paul në listën e kundërshtarëve që ka mposhtur, ndërsa thuhet se ai do të marr pagën më të madhe të karrierës së tij.

“Ne do të thyejmë disa rekorde, dhe unë do të thyej një nofull,” tha Woodley. “Bëhuni gati për të bërë historinë, do thyejmë rekorde”.

Woodley po ashtu ka thënë se ai gjithmonë ka ëndërruar të futet në ringun e boksit, por pasi ai ishte mundës në kolegjin e Misurit, të futej në UFC kishte më shumë kuptim.

“Gjithmonë kam dashur të boksoj. Unë kam dashur ta bëj këtë për një kohë të gjatë. Është çmenduri se si ndodhin gjërat. Unë fillova të merrem me MMA në 2005 sepse isha shumë i moshuar për të boksuar”, shtoi Woodley.

Jake Paul ka pasur një karrierë mjaft mbresëlënëse në rrugëtimin e tij të shkurt në boks, megjithatë, ndeshja përballë Woodley duket si një sfidë e vështirë për “youtuber-in”.

Paul ka fituar kundër dy yjeve të youtube, dhe një mundësi profesionist, por ai e ka marrë shumë seriozisht karrierën e tij në sportin e boksit.

39-vjeçari, Tyron Woodley ka pasur një rekord pozitiv në karrierën e tij në UFC dhe synimi i tij është që edhe karrierën në boks ta fillojë me fitore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore