Foto lajm

Jahti luksoz që zbulon botën nënujore


Eksplorimi i botës nënujore bëhet i mundur  brenda disa minutash falë një dizajni të ri të superjahteve luksoze.

Koncepti Hydrosphere është përshkruar nga projektuesit e saj “Gresham Yacht Design”, si një mundësi unike për të eksploruar botën nënujore, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për të apasionuarit  e thellësisë.

Zbulimi i tij po konsiderohet si fillimi i një mënyre të re të përjetimit dhe studimit të oqeanit, dhe vjen ndërsa kërkesa për zhytjet personale po rritet.

Gresham Yacht po bën një kryevepër.

Kompania thotë se çmimi për këtë projekt është i vështirë të përcaktohet, pasi do të përfshijë ose rindërtimin e një jahti ose ndryshimin e një ekzistuesi.

Po ashtu, projektuesit thonë se koncepti ka ngjallur shumë interes, kështu që ekziston një shans që ai të realizohet brenda vitit të ardhshëm.

“Teknologjia dhe mënyra e dijes për ta bërë këtë ide në realitet tashmë ekziston, kështu që nuk do të ishte e vështirë të ndërtohej. Kushdo që e do detin dhe dëshiron të zhytet në të, padyshim që do të tërhiqet nga kjo ide”, vlerësuan ata.