Art&dizajn

Ja si duket apartamenti i hitit ‘Friends’


Nëse je një fans i serialit hit “Friends”, padyshim që e mban mend apartamentin e Monikës. Për herë të parë u shfaq në vitin 1994 dhe vazhdon të zë një vend shumë special në zemrat e njerëzve.

Duke nisur nga veçantitë e gjithë serialit si momentet komike shumë të vlerësuara, nuk mund të lësh pa përmendur dekorin dhe një nga apartamentet më ikonike siç është ai i Monikës.

Një “i çmendur” pas “Friends” do ta dallonte menjëherë derën kryesore ngjyrë lejla dhe dollapët e çajit të kuzhinës.

Por, si do të dukej apartamenti i Monikës sot, duke u bazuar dhe tek stili i disa prej karaktereve kryesore?

Më poshtë na e japin përgjigjen, Alessandra Wood, Desighn History PhD dhe stilistja e Modsy-t.

Monica dhe Chandler.

Nëse Monika dhe Chandler do të qëndronin në apartament për të rritur binjakët e tyre në vend që të shpërnguleshin në Westchester, stili i dekorit do të ishte i tipit “Rustic Warmth”, një dizajn që mikson mobiliet kontemporare dhe disa tradicionale, të cilat përshtaten me shijet e Monikës dhe nevojës së Chandlerit për rehati.

Për ta plotësuar këtë Modsy përditësoi muret me një ngjyrë neutrale. Çifti sërish mbajti disa nga pjesët e tyre të preferuara për të kujtuar “kohët e vjetra”. (Mund ta dalloni posterin e Rachel Jouets dhe kavanozin e famshëm të turshive?).

 

Pamja e re e apartamentit tregon pasionin e Monikës për bimët, mobiljet e rehatshme dhe pajisjeve të mëdha.

Nëse Rachel do të jetonte me Emma-n, muret lejla dhe dollapët e kuzhinës do të ishin të parat që do të zëvëndësoheshin. Stili i Rachel konsiderohet siç e quan Modsy.

 

Sa më thjeshtë aq më shumë ‘Chic’.

Është një dizajn që bashkon mobiljet “glamour” me një stil të thjeshtë dhe të pastër. Rachel-i do të tërhiqej drejt trend-eve si trëndafili mijëvjeçar, kadifes prej pellushi dhe mermeri.

Versioni i saj i apartamentit është një vend i sofistikuar për mbledhje me shoqërinë ose të afërm, të pish verë duke folur për kohët e vjetra.

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi-Joey! Modsy e konsideroi stilin e Joey si një stil që mikson copëza nga mesi i shekullit dhe detajeve industriale si dru, metale dhe lëkurë.

Pjesë si tavolina e tij e futbollit, bordi i shigjetës dhe Hugsy janë pjesë e pamjes së re të apartamentit. Gjithmonë sentimental, Joey gjithashtu mban kopertinën e revistës së Dr. Drake Ramoray dhe nuk mund të mungonte, qeni i tij, Pat.

Aparatamenti i ditëve të sotëm të Joey, do të ishte vendi ideal i djemve për të parë ndeshje ose, duke njohur Joey, një vend impresionues për takime.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore