Pajisje

Ja se si të merrni ikonat e Windows 10 Sun Valley


Microsoft po planifikon një azhurnim të shkëlqyeshëm vizual për Windows 10 në gjysmën e dytë të këtij viti. Azhurnimi i ashtuquajtur “Sun Valley” është tashmë duke u testuar me Windows 10 Insiders, dhe ky i fundit solli së bashku me veten një numër ikonash të ridizenjuara të dosjeve në Fluent Design.

Nëse i doni këto ikona tani, sigurisht që mund të bëheni Insider, por kjo nuk është vërtet e këshillueshme në makinerinë tuaj kryesore dhe kjo do të nënkuptojë instalime të shpeshta të softverit eksperimental.

Megjithatë, ekziston një mënyrë e sigurt dhe e thjeshtë për të marrë ikonat pa ekzekutuar një OS beta. MSFTNext kanë nxjerrë ikonat nga Shell32 dhe Imageres dhe i kanë bërë të përshtatshme për t’u shkarkuar, kështu që tani mund të shkarkoni lehtë ikonat dhe t’i përdorni për të personalizuar dosjet tuaja.

Për të ndryshuar pamjen e ikonave më poshtë kemi listuar 5 hapa te thjeshtë për të realizuar po këtë :

  1. Shkarkoni dhe ekstraktoni ikonën.
  2. Klikoni me të djathtën në “shortcut” që dëshironi të ndryshoni
  3. Zgjidhni “Properties”
  4. Zgjidhni “Change icon.”
  5. Shfletoni atje ku keni nxjerrë grupin e ikonave dhe zgjidhni ikonën që dëshironi të përdorni

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore