Shëndet

Ja pse duhet të ecim 30-të minuta në ditë


Të ecurit është një nga sportet më të rekomanduara nga ekspertët e shëndetit. Ata thonë se 30-të minuta ecje gjatë ditës është e nevojshme për të pasur një shëndet të mirë.

Sipas studimeve 30-minuta ecje në ditë zvogëlon shanset e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, shërben për të forcuar kockat, ul rrezikun e obezitetit, kancerit, diabetit dhe kolesterolit të lartë.

Përveç shëndetit, ecja ka përfitime të jashtëzakonshme edhe te humori.

Kur ecja është e rregullt, ajo modifikon sistemin nervor në një mënyrë të tillë që njeriu të ketë më pak zemërim brenda vetes.

Lëvizja në ambientet e jashtme rrit ekspozimin ndaj dritës së diellit, e cila ndihmon në çlirimin e hormoneve, siç është serotonina, që nxit gëzim dhe lumturi.

Përfitime të tjera të këtij sporti vihen re edhe në uljen e nivelet të stresit dhe mbrojtjes nga rreziku i mbipeshës. Në ditët e sotme, ku njerëzit janë bërë shumë të varur nga teknologjia dhe kanë harruar shëndetin fizik, ky aktivitet është bërë shumë i nevojshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore