Sport

Ja Morant afër rikthimit nga lëndimi


Memphis Grizzlies e kanë siguruar tashmë kampionatin e Divizionit Jugperëndimor dhe gjithashtu janë tashmë të sigurt si të dytët e klasifikuar në Konferencën Perëndimore përpara play-off-it të NBA.

Asgjë nuk do t’i lëvizë nga ato pozita dhe fundi i sezonit është një formalitet për ketë ekip pasi nuk mund të ndryshojë asgjë.

Idealja për këtë skuadër është që Morant të kthehet në aksion para përfundimit të sezonit të rregullt dhe jo deri në play-off, dhe sipas trajnerit Taylor Jenkins, kjo mundësi është reale, megjithëse ai nuk dëshiron të nxitojë rehabilitimin e tij.

“Ai po ia del shumë mirë”, tha Jenkins. “Të gjitha shenjat janë në një drejtim vërtet të mirë, por ai padyshim që po afrohet”.

Sa i përket procesit të rehabilitimit të lartpërmendur, ngarkesa e Morant-it është rritur por ai do jetë i gatshëm për ndeshjet e playoff-it.

“Ai luajti 5 me 5 për herë të parë sot, kështu që është vërtet inkurajuese”, tha Jenkins.” Ai u përgjigj mirë më pas, ne do të shohim se si do të përgjigjet të premten”.

Sa i përket pjesës tjetër të programit për Memphis, dy ndeshjet e tyre të fundit janë në shtëpi, fillimisht të shtunën kundër New Orleans Pelicans dhe në fund të dielën kundër Boston Celtics.

Play-in luhet gjatë javës së ardhshme në mënyrë që t’i jepet më shumë kohë për t’u siguruar që Morant të jetë gati për ndeshjen 1 të raundit të parë të play-off-it, aktualisht rekordi i Grizzlies është 55-25, nëse ata fitojnë dy ndeshjet e mbetura, ata do të arrin 57 fitore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore