Jetesë & Stil

Ja çfarë nuk duhet të bëni kurrë gjatë seksit


Fjalët ndonjëherë kanë fuqi të madhe. Ato mund t’i ndriçojnë ditën dikujt, të lëndojnë dikë, të sjellin emocione, por edhe të prishin kënaqësinë në shtrat. Për t’i dhënë partnerit tuaj dhe vetes zgjimin që meritoni, sigurohuni që të shmangni këto pesë kurthe verbale gjatë seksit:

Mos i sugjeroni partnerit tuaj diçka për të cilën nuk jeni të sigurt

Edhe pse ju pëlqen mendimi i një lloji të caktuar seksi, mos e provoni apo sugjeroni atë gjatë seksit. Ekziston mundësia që të mos ju pëlqejë ose të mos jeni plotësisht gati për atë hap, i cili vetëm sa do ta prishë këtë moment emocionues dhe pasionant. Para se të eksperimentoni, bisedoni me partnerin tuaj për dëshirat tuaja dhe përgatitni trupin dhe mendjen tuaj për eksperimentet.

Mos flisni për punët e shtëpisë apo ndonjë angazhim

Pyetjet si “a e ke ushqyer qenin” apo “e ke paguar faturën e energjisë elektrike” nuk janë ndër temat për të cilat partneri dëshiron të dëgjojë gjatë seksit. Ndërsa bëni dashuri, shmangni diskutimet për fëmijët apo përgjegjësitë. Pranojeni seksin si një akt relaksues në të cilin harroni të gjitha ngarkesat dhe frustrimet.

Mos e lavdëroni partnerin nëse nuk e keni me të vërtetë këtë qëllim

Mos i falsifikoni orgazmat dhe mos i tregoni partnerit tuaj se ai është dashnori më i mirë nëse nuk e keni me të vërtetë këtë. Nëse e bindni se ai bëri diçka të mirë, mund të jeni të dënuar t’ju jepni vazhdimisht diçka që nuk ju pëlqen vërtet. Përveç kësaj, ju jeni përgjegjës për orgazmën tuaj, kështu që në asnjë mënyrë mos ia mohoni vetes eksitimin, shkruan centarzdravlja.hr .

Mos e komentoni pamjen e partnerit në mënyrë negative

Gjithmonë kujtojini partnerit tuaj që të duket seksi. Dhoma e gjumit është ideale për të ndarë komplimente. Qëndroni gjithmonë me komente pozitive. Mos harroni se vënia në pah e parregullsive sigurisht që nuk çon në seks të mirë.

Mos filloni një debat

Bisedat e hapura dhe të sinqerta janë një pjesë kyçe e një marrëdhënieje të lumtur. Megjithatë, çdo gjë ka një kohë dhe vend, ndaj lini diskutimet serioze jashtë shtratit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore