Lajme

Izraeli nuk mund të identifikojë se cili variant i COVID-19 shkakton raste serioze


Ilustrim.

Të dhënat izraelite, sugjerojnë se vetëm 13 pacientë të shtruar kanë omicron, por shifrat janë shumë të pjesshme pasi disa spitale nuk kanë as komplete testesh PCR, që mund të diagnostikojnë variantin e ri të COVID-19, omicron.

Varianti omicron, është përhapur në Izrael tash e sa javë, duke çuar në një numër të paprecedentë infeksionesh, por deri më tani rritja e pacientëve të sëmurë rëndë është e ngadaltë në krahasim me rritjen e rasteve të verifikuara ditore.

Pavarësisht rritjes së ngadaltë të numrit të pacientëve të sëmurë rëndë, bollëku i infeksioneve të shkaktuara nga ky variant mund të shkaktojë ende një rritje të konsiderueshme të sëmundjeve të rënda.

“Ne kemi parë parashikime nga ekspertë të ndryshëm për 1,500 deri në 2,000 pacientë të sëmurë rëndë,” tha kryeministri Naftali Bennett në mbledhjen e kabinetit të së dielës.

Burimet mjekësore në spitalet që kanë teste PCR i thanë Haaretz se, “omicron është në të vërtetë variant i përhapur në mesin e pacientëve të tyre të shtruar”.

Stafi mjekësor në një qendër testimi në Jerusalem në janar.

Ai shtoi se qeveria po përgatitet për katër mijë pacientë të shtruar në spitale në valën aktuale, duke supozuar se shkalla e pacientëve të sëmurë rëndë mes tyre do të jetë më e ulët se në valën delta.

Pavarësisht kësaj, ministria e Shëndetësisë në Izrael, nuk e di se cili është raporti i Omicronit me Delta në mesin e pacientëve në spital.

Të dhënat e MSH-së sugjerojnë se vetëm 13 pacientë të shtruar kanë omicron, por të dhënat janë shumë të pjesshme.

Ky vlerësim është në përputhje me faktin se mbi 90 për qind e të infektuarve aktualisht me COVID-19 mbartin variantin omicron.

Ministria nuk ka sugjeruar udhëzime për spitalet që të bëjnë dallimin midis dy varianteve mes pacientëve, edhe pse një informacion i tillë mund të jetë kritik për menaxhimin më të mirë të pandemisë.

Kryeministri Bennett vizitoi repartin e COVID-19 në Qendrën Mjekësore Sheba javën e kaluar.

Njohja se sa pacientë të sëmurë rëndë kanë omicron kundrejt delta do t’i ndihmonte autoritetet të kuptojnë më mirë se në çfarë shkalle omicron çon në sëmundje të rëndë.

Njëkohësisht, spitalet kanë frikë nga një rritje e konsiderueshme e anëtarëve të stafit të infektuar ose të detyruar të karantinohen.

Numëri i anëtarëve të stafit mjekësor që mungonin në punë për shkak të COVID-19 ose kërkesave për karantinë u trefishua brenda disa ditësh nga 524 në një mijë e 985 fundjavën e kaluar.

Një mijë e 383 janë infektuar me virusin, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, 261 mjekë, përfshirë 227 të infektuar me COVID-19, janë në mesin e punonjësve të karantinuar.

Ministria e Shëndetësisë u takua me drejtorët e spitaleve të dielën për mënyrat për t’u marrë me mungesën e parashikuar të personelit. Në valët e mëparshme të COVID, ministria shkurtoi kërkesat e karantinës për personelin mjekësor të ekspozuar ndaj transportuesve të verifikuar, me kusht që të bënin një test të shpejtë PCR në fillim të çdo ndërrimi.

MSH aktualisht është duke punuar për një plan rezervë për t’i lejuar mjekët të punojnë në pavijonet e COVID-19 edhe nëse janë infektuar me virusin, me kusht që të jenë asimptomatikë, duke ruajtur sigurinë e pacientit, ka raportuar Yediot Aharonot.

Megjithatë, ministria thuhet se do ta zbatonte këtë plan vetëm nëse zyrtarët mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Kryetari i shoqatës mjekësore të Izraelit, Prof. Zion Hagai, ka shkruar në Twitter se ai është kundër që mjekët e infektuar të vazhdojnë të punojnë.

“Ne nuk do të pajtohemi, në asnjë rrethanë, që mjekët e infektuar me COVID-19 të vazhdojnë punën e tyre si zakonisht, duke rrezikuar pacientët dhe stafin mjekësor”.

Hagai shtoi se, “riekzaminimet janë gjithmonë në rregull”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore