Lajme

Izraeli nën presion për të frenuar përplasjet në xhaminë al-Aqsa


Izraeli u përball me presion në rritje të ndërkombëtarëve, të dielën e 9 majit, për të frenuar kolonët hebrenj të djathtë dhe për të ndaluar dëbimet e planifikuara nga një lagje e rëndësishme e Jerusalemit Lindor.

Këto përplasje kanë shkaktuar përplasje të dhunshme midis policisë dhe palestinezëve. Përfshirë dhe brenda kompleksit të xhamisë al-Aqsa në Jerusalem.

Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat nënshkruan një traktat paqeje me Izraelin vitin e kaluar, e dënuan këtë të fundit.

Ndërsa zyratrët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – aleati i fortë i shtetit Hebre – thanë se ishin thellësisht të shqetësuar rreth planin për të dëbuar disa familje palestineze që kanë jetuar në Sheikh Jarrah për breza të tërë.

“Është thelbësore që të shmangen hapat që përkeqësojnë tensionet ose na largojnë nga paqja”, tha departamenti i shtetit i SHBA-së, duke renditur aktivitetet e zgjerimit të Izraelit në Bregun Perëndimor të okupuar, i cili përfshin Jerusalemin Lindor, si shkaktare.

Nga ana tjetër Turqia i quajti veprimet e Izraelit si “terrorizëm”. Si dhe dënoi Izraelin për konfrontimin në xhaminë al-Aqsa.

“Izraeli mizor, shteti terrorist Izraeli, është brutalisht dhe jo etnikisht duke sulmuar myslimanët në Jerusalem ”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Është detyrë e çdo myslimani që të mbrojë orën, dinjitetin dhe krenarinë e Jerusalemit. Çdo sulm ndaj vendeve të adhurimit të Jerusalemit dhe mbi myslimanët është një sulm ndaj nesh”, shtoi Erdogan.

Çfarë po ndodh?

Mijëra të rinj palestinezë protestuan pranë majave të kodrave përreth kompleksit të xhamisë al-Aqsa të premten në mbrëmje ku policia izraelite hapi zjarr dhe granata goditëse për të shpërndarë turmat pas prishjes së agjërimit të përditshëm gjatë Ramazanit.

Rreth 200 palestinezë u lënduan dhe 17 oficerë policie u plagosën.

Policia tha se palestinezët kishin hedhur gurë, fishekzjarrë dhe sende të tjera ndaj oficerëve.

Videot e postuara në internet treguan policinë duke hedhur granata drejt turmës, përfshirë dhe pranë një xhamie. Ky i fundit vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.

Xhamia qëndron në një zonë të kontrolluar nga Izraeli, i cili kapi Jerusalemin Lindor nga kontrolli jordanez në vitin 1967.

Zona në të cilën ndodhet xhamia quhet mali i tempullit nga hebrenjtë dhe është vendi më i shenjtë hebraikë.

Kolonët hebrenj kanë synuar për dekada me radhë Shejh Jarrah.

Një lagje arabe e klasës së mesme në zonën midis Jerusalemit Lindor dhe Perëndimor.

Pritet një vendim përsa i përket çështjeve gjyqësore të zgjatura që përfshijnë shtëpitë e disa familjeve palestineze.

Avokatët e familjeve kërkojnë një vendim që do t’ua dorëzojë shtëpitë e tyre kolonëve.

Ministri i jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha se ata kishin siguruar tashmë dokumentacionin se familjet ishin “pronarët e ligjshëm” të shtëpive të tyre.

Një seancë dëgjimore mbi çështjen është caktuar të hënën e 10 majit.

Kjo është gjithashtu Dita e Jerusalemit, përvjetori i fitores së Izraelit në luftën e vitit 1967, kur pushtoi Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Dita e Jerusalemit është një pikë e rregullt ndezjeje midis palestinezëve të Jerusalemit Lindor dhe izraelitëve të djathtë.

Grupet arabe kanë njoftuar protesta masive të shtunën dhe policia Izraelite ka vendosur forca të shumta në pikat ku pritet të ketë protesta.

Protestat priten të arrijnë kulmin ditën e hënë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore