Lajme

Izraeli miraton marrëveshjen e aviacionit me Turqinë


Kryeministri izraelit, Yair Lapid, njoftoi se Qeveria e tij kishte miratuar marrëveshjen e aviacionit me Turqinë.

Me këtë marrëveshje, kompanitë ajrore izraelite do të mund të organizojnë fluturime drejt Turqisë.

“Si qeveri, ne kemi miratuar një marrëveshje për të krijuar lidhje aviacioni midis Turqisë dhe Izraelit”, tha kryeministri izraelit në llogarinë e tij në Twitter.

Lapid theksoi se me marrëveshjen, linjat ajrore izraelite tani mund të ulen dhe të ngrihen nga Stambolli dhe pika të tjera në Turqi.

Duke treguar për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Turqisë, Lapid, shtoi se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë kryesisht pasagjerët izraelitë dhe aviacionin izraelit.

“Është gjithashtu një lëvizje e rëndësishme strategjike për stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Hapi tjetër është emërimi i ambasadorëve”.

Më 17 gusht, Turqia dhe Izraeli vendosën të rregullojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike në nivelin më të lartë dhe të emërojnë një ambasador të përbashkët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore