Lajme

Izrael-Iran: Kush do ta “zotërojë” Afrikën?


Agjencia e inteligjencës së Etiopisë, kohët e fundit arrestoi 15 persona me arsyen se donin të sulmonin ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Atyre iu sekuestruan armë dhe eksplozivë të mbajtura në një depo.

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë e cilësuan atë si një komplot të dështuar iranian.

Policia etiopiane nuk i ka akuzuar zyrtarisht të dyshuarit dhe nuk ka bërë asnjë prononcim.

Zyrtarët amerikanë thonë se operacioni etiopian ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të kërkuar shënjestra “të dobëta” në vendet afrikane ku Irani mund të hakmerret.

Irani sipas tyre mund të kërkojë hakmarrje për humbje të dhimbshme, të profilit të lartë siç është vdekja e Mohsen Fakhrizadeh, shkencëtari më i lartë bërthamor, që thuhet të jetë vrarë nga Izraeli në nëntor. Vdekja e dytë është ajo e gjeneralit Qassim Suleimani, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara në Irak një vit më parë.

Shteti i Iranit i ka mohuar akuzat. Zyrtarë nga vendi i kanë quajtur akuzat të pabazuara dhe të provokuara nga “media dashakeqe”.

Emiratet e Bashkuara Arabe zemëruan Iranin kur normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në shtator, si pjesë e një serie marrëveshjesh të ndërmjetësuara nga administrata Trump.

Pse Etiopia?

Megjithëse Etiopia ka pasur marrëdhënie miqësore me Shtetet e Bashkuara për shumë vite, Irani ka qenë duke shtrirë përpjekjet e tij në vendin Afrikan përtej marrëdhënieve ekonomike në fushën politike në vitet e fundit.

Irani ka qenë rregullisht nën vëzhgim për aktivitetet e pretenduara të trafikut të armëve në Afrikë.

Etiopia, si kryeqyteti diplomatik i Afrikës dhe shtëpia e selisë së Bashkimit Afrikan, përpiqet të shmangë përfshirjen publike në çështje delikate që përfshijnë fuqitë e mëdha.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara i lidhi arrestimet në Etiopi me një plan të dështuar .

Por lidhjet e Iranit me Afrikën janë tharë vitet e fundit dhe përfshirja e Izraelit dhe Emirateve është rritur.

Emiratet ndihmuan në ndërmjetësimin e një marrëveshje historike paqeje midis Etiopisë dhe Eritresë në 2018, dhe tani janë anijet luftarake të Emirateve që janë ankoruar në portet e Eritresë.

Zyrtarët në Izrael, qeveria e të cilit është kundërshton çdo marrëveshjeje mes Washington-it dhe Teheranit, e quajtën komplotin e pretenduar si provë tjetër se Iranit nuk mund t’i besohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore