Lajme

Izraeli do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën


Izraeli po priret drejt zgjerimit të ndihmës për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën ushtarake për shtetin lindor.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, duke cituar raportin e “Haaretz”.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se vendi mund të dërgojë “shumë objekte” në Kiev që janë mbrojtëse.

Por sistemet e mbrojtjes ajrore ose armatimet e avancuara dhe sistemet e sulmit nuk do të përfshihen në dërgesë.

Jerusalem-i është përpjekur të vendosë një ekuilibër midis Rusisë dhe Ukrainës.

Gazeta hebreje citoi një burim të thoshte se SHBA-të dhe vende të ndryshme evropiane presin që Izraeli të mbajë një qëndrim më të qartë se në cilën anë është “dhe ta mbështesë vendimin e tij me vepra dhe jo vetëm deklarata”.

Një takim i zyrtarëve të mbrojtjes është planifikuar për ditët në vijim për të diskutuar se cilat platforma ose furnizime mund t’i ofrohen Ukrainës.

Kujtojmë që ky reagim vjen fill pas komenteve të kryediplomatit rus Sergei Lavrov mbi prejardhjen hebreje të Adolf Hitler-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore