Lajme

Izrael/ Arrestohen 20 persona për shitje të armatimeve


Mbi 20 izraelitë, përfshirë ish-punonjës të firmave të mbrojtjes izraelite, janë hetuar për shitje të paligjshme të armëve në një vend aziatik, tha të enjten zëdhënësi i policisë së Izraelit.

Sipas një deklarate, hetimi u krye nga policia dhe shërbimi i sigurisë Shin Bet. Ata zbuluan se të dyshuarit “zhvilluan, prodhuan, testuan dhe shitën raketa në një vend aziatik”.

Shumica e detajeve të hetimit, gjithashtu edhe se cili vend është i përfshirë, janë të klasifikuara. Burime me njohuri të hetimit thanë se çështja ishte shumë e ndjeshme. Situata mund të ndikonte në lidhjet diplomatike të Izraelit.

Të dyshuarit, tha zëdhënësi mediatik i Shin Bet, morën udhëzime nga “elementë” në vendin aziatik, në këmbim të shumave të konsiderueshme parash dhe përfitimeve të tjera.

Kontaktet u mbajtën në mënyrë fshehtë.

Izraelitët dyshohen për shkelje të sigurisë kombëtare, shkelje të ligjeve për eksportin e armëve, pastrim parash dhe vepra të tjera financiare.

Hetimi vazhdon.

Detajet e hetimit dhe identitetet e të dyshuarve janë edhe këto të klasifikuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore