Lajme

Izrael: Arrestohen 2 të arratisurit e fundit nga burgu i Gilboa-s


Të dielën e 19 shtatorit, forcat izraelite kanë arrestuar dy të arratisurit e fundit palestinezë nga burgu izraelit i sigurisë maksimale, Gilboa.

Arratisja ndodhi dy javë më parë dhe nxorri në pah të metat e sigurisë në Izrael. Ndërsa, të arratisurit u kthyen në heronj palestinezë.

Dy të arratisurit, Munadil Nafayat dhe Iham Kamamji u dorëzuan në Jenin, me ndihmën e “inteligjencës izraelite”.

Mediat palestineze raportuan se përplasjet shpërthyen në Jenin kur trupat izraelite hynë në qytet.

Por një zëdhënës i policisë izraelite, tha se dy të arratisurit, , u arrestuan pa rezistencë.

Një operacion masiv i ndjekjes pasoi dhe katër të burgosurit e parë, të cilët u kapën në dy operacione të veçanta.

Dy të arratisurit, Munadil Nafayat dhe Iham Kamamji
Rindërtimi i situatës

Të gjithë të burgosurit arritën të gërmojnë një tunel nga burgu i sigurisë maksimale në Izraelin verior më 6 shtator.

Arratisja e guximshme mbizotëronte në emisionet e lajmeve për ditë të tëra dhe ngjalli kritika të rënda ndaj shërbimit të burgut të Izraelit.

Sipas raporteve të ndryshme, burrat hapën një vrimë në dyshemenë e qelisë së tyre të përbashkët, të pazbuluar gjatë disa muajve.

Izraeli i konsideron të gjashtë burrat terroristë.

Pesë janë nga grupi militant Xhihadi Islamik, me katër prej tyre që vuajnë dënim të përjetshëm, dhe i gjashti, Zakaria Zubeidi, është anëtar i grupit laik Fatah të Presidentit Mahmoud Abbas.

Zubeidi ishte një udhëheqës militant gjatë kryengritjes së dytë palestineze në fillim të viteve 2000 dhe i mirënjohur në Izrael si për aktivitetin e tij militant ashtu edhe për dashurinë e tij për të dhënë intervista në media.

Tuneli i gërrmuar nga të arratisurit
Reagimet

Kryeministri izraelit Naftali Bennett vlerësoi forcat e ndryshme izraelite të sigurisë që punuan për arrestimin e të arratisurve. Bennett e konsideroi operacionin “mbresëlënës, të sofistikuar dhe të shpejtë”.

Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës festuan më herët arratisjen dhe kanë zhvilluar demonstrata në mbështetje të të burgosurve.

Pjesëmarrja në sulmet kundër ushtrisë izraelite apo edhe civilëve është një burim krenarie për shumë palestinezë.

Këta të fundit e konsiderojnë rezistencën si legjitime ndaj pushtimit ushtarak.

Arrestimet e mëparshme të katër prej burrave i nxitën militantët e Gazës të lëshonin raketa në Izrael.

Të arratisurit palestinezë nga burgu i Gilboa-s

Avokatët e Zubeidi dhe Mohammed Aradeh, të cilët u kapën me të javën e kaluar, kanë thënë se klientët e tyre u rrahën keq pas arrestimeve të tyre.

Forcat izraelite të sigurisë janë akuzuar për torturimin e të burgosurve të profilit të lartë në të kaluarën.

Një vendim i Gjykatës Supreme të vitit 1999 ndalon torturën, por grupet e të drejtave thonë se ajo ende ndodh dhe se autorët rrallë mbahen përgjegjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore