Lajme

SHBA/Ivanka Trump i quan “patriotë” protestuesit pro-Trump


Në një postim tashmë të fshirë në Twitter, Ivanka Trump i ka quajtur protetuesit që sulmuan ndërtesën e Capitol-it në SHBA, “Patriotë Amerikanë”, ndërsa i nxiste ata të përmbahen nga aktet e dhunës.

Sipas “The Guardian”, ajo nuk u kërkoi protestuesve të braktisnin demonstratën e tyre e as nuk u kërkoi të ndalnin rrethimin e ndërtesës së Kongresit, ku pritej të bëhej certifikimi i Joe Biden si presidenti i zgjedhur i SHBA-së.

E pyetur në internet në lidhje me përdorimin prej saj të termit “patriotë” për protestuesit, Ivanka Trump tha se: “Jo. Protesta paqësore është patriotike. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të dënohet në termat më të fortë”.

Postimi i saj ka ngjallur debate dhe kritika të forta, duke parë edhe faktin se katër vetë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore