Sport

Italian me mbiemrin Paris mbi dëborën e Gjermanisë


Dominik Paris fitoi zbritjen e lirë në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani. Italiani e kapi finishin me kohën 1.33.81, duke lënë pas zviceranin Beat Feuz (+0,37) dhe austriakun Matthias Mayer (+0,40). I katërti ishte austriaku Max Franz (+0,42). Pozicioni i pestë për Christof Innerhofer, i cili arriti në vijën e finishit 72 të qindtat e sekondës pas bashkatdhetarit të tij. Por klasifikimin e specialitetit e udhëheq zvicerani. Ndërkohë, në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës kryeson francezi Alexis Pinturault.

Për Dominik Paris dhe ekipin italian të meshkujve, ky është suksesi i parë dy ditë pas ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës Cortina. Është një sinjal i shkëlqyeshëm për ekipin italian, i cili pa Sofia Goggia-n, që e la botërorin për shkak të frakturave nga rrëzimi i para pak ditëve, tani i janë ripërtërirë shpresat për meshkuj, për zbritjen e rëndësishme të së dielës 14 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore