Lajme

Italia, “zonë e kuqe” për Pashkët


Italia ka hyrë në një bllokim tre-ditor në përpjekje për të parandaluar një rritje të rasteve të Covid-19 gjatë Pashkëve.

Të gjitha rajonet janë konsideruar “zonë e kuqe”. Ky është niveli më i lartë i kufizimeve që ka pasur Italia. Vendi po përballet me një valë të tretë, me rreth 20 mijë raste të reja në ditë.

Lëvizjet janë të ndaluara kur nuk janë të domosdoshme. Njerëzve ju lejohet të hanë një vakt të Pashkëve në shtëpitë e tyre me dy persona të tjerë.

Kishat janë gjithashtu të hapura. Besimtarëve ju lejohet të marrin pjesë në shërbimet brenda rajoneve të tyre.

Ky është viti i dytë që Papa Francesku do të japë mesazhin e tij të Pashkëve në sheshin bosh të Shën Pjetrit.

Pas pushimeve të pashkëve, rajone të ndryshme do të kenë kufizimet duke u ndarë në “zona portokalli” ose “zona së kuqe” sipas rasteve të reja deri në fund të muajit.

Kufizimet në Itali u vendosën, ndërsa vendet në të gjithë Evropën përpiqen të kontrollojnë rritjen e rasteve me coronavirus.

Më shumë se 110 mijë e 328 persona në total kanë vdekur nga coronavirusi në Itali. Ndërsa shifra e infektimeve ka arritur në 3.6 milionë.

Italia është shteti i parë perëndimor që u godit nga pandemia e coronavirus-it. Vendi tani po përballet me një valë të tretë dhe një festë të dytë të Pashkëve në bllokim.

Më 1 Prill, Italia regjistroi 23 mijë e 634 raste të reja dhe 501 vdekje.

Sipas masave të reja të bllokimit, të gjitha dyqanet jo të domosdoshme janë të mbyllura. Kafenetë dhe restorantet po përdorin vetëm shërbimin delivery.

Qeveria italiane njoftoi gjithashtu se ka vendosur 70 mijë policë në mbikëqyrje, në mënyrë që të zbatohen rregullat e vendosura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore