Muzikë

Italia pothuajse e gatshme për t’i filluar përgatitjet për “Eurovision 2022”


Pas fitores në edicionin e sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Italia ka filluar përgatitjet për edicionin e vitit 2020 të këtij kompeticioni muzikor.

Madje, një delegacion nga televizioni italian “RAI”, ka udhëtuar drejt zyrave qendrore të “EBU” në Gjenevë për të nisur përgatitjet për “Eurovision 2022”.

Drejtuesi i “RAI Uno”, Claudio Fasulo dhe kryetari i delegacionit Simona Matorelli u takuan me supervizorin e “Eurovision”, Martin Osterdahl dhe anëtarë të “Eurovision Refrence Group”.

Janë pikërisht anëtarët e këtij grupi, ata të cilët përkujdesen që organizimi i këtij festivali të bëhet në formën më të mirë.

Duke folur për Eurovision.tv, kryetarja e delegacionit italian, Simona Martorelli, tregoi pak detaje rreth situatës së përgatitjeve të Italisë për evenimentin e madh që pritet të mbahet vitin që vjen.

“Ka shumë entuziazëm për ‘Eurovision Song Contest’ në Itali. Fitorja është kombinuar me rilindjen për të cilën Italia ka shumë nevojë. Mezi po presim të punojmë me grupin për të prodhuar një super event në Itali në vitin 2022”, tha kryetarja e delegacionit.

Kjo është hera e parë që të gjithë organizatorët u takuan bashkë pas nisjes së pandemisë. Ndërkohë drejtuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me organizimin.

E vetmja gjë që dihet për momentin është se detyra e tyre e parë është që të gjejnë vendin e duhur për organizimin e festivalit. Shumë vende janë ofruar për të mirëpritur “Eurovision”, duke nisur nga Roma tek Milano dhe nga Sanremo tek Napoli.

Megjithatë pritet që së shpejti të publikohet emri i qytetit të përzgjedhur për mbajtjen e “Eurovision” brenda tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore