Përballje

Italia mposht Anglinë, Gjermania befasohet nga Hungaria


Ndeshjet në Ligën e Kombeve ishin interesante dhe me plot befasi.

Dueli më interesant i Grupit A ishte mes Italisë dhe Anglisë, i cili përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte kryesisht e dominuar nga anglezët të cilin kishin mundësi të shumta shënimi të cilat nuk i shfrytëzuan.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 68-të nga Giacomo Raspadori.

Në anën tjetër Gjermania u befasuan nga Hungaria, ku triumfuan këta të fundit me rezultat 0:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi.

Në minutën e 17-të, ishte Adam Szalai i cili i dha epërsinë Hungarisë.

Ndeshjet e tjera në Nations League përfunduan kështu:

Bosnja dhe Hercegovina 1:0 Mali i Zi

Finland 1:1 Rumani

Bullgari 5:1 Gjibraltari

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore