Euro 2020

Italia e Roberto Mancini – 100 ditë nga Euro 2020


Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, Euro 2020 do të fillojë për 100 ditë. Një numërim i pazakontë duke pasur parasysh pandeminë dhe situatën e përgjithshme, shumë të pasigurtë.

Cila është situata e Italisë së Roberto Mancini-t 100 ditë nga Kampionati Europian? Cilët janë deri më tani lojtarët që do të thirren me patjetër dhe cilët duhet të ndryshojnë?

Po përpiqemi të bëjmë një përmbledhje të situatës, duke supozuar 23 lojtarët që do të thirren, të ndarë në, tre portierë, tetë mbrojtës, gjashtë mesfushorë dhe gjashtë sulmues.

Portierët

Le të fillojmë me rolin më delikat, ku hierarkitë janë të detyrueshme. Mancini-t do i duhet të zgjedhë tre portierë, një titullar dhe dy rezervë.

Nuk ka dyshime që titullar do të jetë Gianluigi Donnarumma. Portieri i Milan-it tani është i pathyeshëm në hierarkine e Mancini-t.

Pas tij vijonë lista me portierë të shkëlqyer si, Alessio Cragno i Cagliari-t, Pierluigi Gollini i Atalanta-s, Marco Silvestri i Hellas Verona-s, Mattia Perin-i i Genoa-s, apo dhe Salvadore Sirigu i Torino-s.

Këta pesë emra do të rivalizojnë për dy fanellat e poriterëve rezervë të Italisë në Euro 2020.

Mbrojtësit

Katër ose pesë emra për mbrojtjen duhet të jenë të sigurtë, përjashtuar dëmtimet, për të qenë pjesë e skuadrës blu. Ata janë Alessandro Florenzi, Leonardo Bonucci, Francesco Acerbi dhe Leonardo Spinazzola.

Në listën e Italisë mund të shtohet edhe Giorgo Chiellini, nëse mund të garantojë cilësit fizike për të përballuar kompeticionin. Duke marrë parasysh edhe kapitenin e Juventus-it, mungojnë edhe tre emra të tjerë, për të kompletuar mbrojtjen.

Si mbrojtës qëndre, kandidatura më e fortë është ajo e Alessandro Bastoni-t, mbrojtësit titullar të treshes së Inter-it. Nëse Chiellini nuk jep garanci fizike, Mancini mund të zgjedhë një midis Alessio Romagnoli-t të Milan-it dhe Gianluca Mancini-t të Roma-s.

Për dy vendet e mbrojtësve të krahut, alternativat janë gjithashtu të shumta. Davide Calabria i Milan-it, pas sezonit shumë pozitiv me kuqezinjtë, pritet të jetë më i avantazhuari për të marrë fanellën e zëvendësuesit të Florenzi-t.

Të tjerë emra që do të rivalizojnë janë Giovanni di Lorenzo i Napoli-t, Emerson Palimeri i Chelsea-s, Domenico Criscito i Genoa-s dhe Cristiano Biraghi i Fiorentina-s.

Mesfushorët

Treshja titullare nuk preket. Jorginho si organizator dhe Marco Verrati, së bashku me Nicolo Barella-n pranë tij. Pritet të shihet se kush do të jenë tre të tjerët, edhe për të cilët alternativat nuk mungojnë.

Në Itali janë të sigurt se dy nga tre emrat e tjerë do të jenë, Manuel Locatelli i Sassuolo-s, që mbulon rolin e Jorginho-s dhe Lorenzo Pellegrini i Roma-s, që mund të përshtatet në varësi të kundërshtarit.

Fanella e gjashtë për Euro 2020, pritet t’i jepet njërit nga: Roberto Soriano-s, Mattia Zaccagni-t, dhe Matteo Pessina-s. Të tre janë duke bërë sezon të mirë me ekipet e tyre.

Por përveç këtyre emrave të sipërpërmendur, janë edhe disa alternativa që mund të ofrojnë më shumë siguri fizike, ose të kryejnë rolin e xholit në ekip. Tre emrat e tjerë janë: Roberto Gagliardini, Bryan Cristante dhe Gaetano Castrovilli.

Sulmuesit

Reparti ofensiv është i kompletuar. Andrea Belotti dhe Ciro Immobile e kanë vendin e tyre në qënder të sulmit, edhe për shkak të mungesës së alternativave.

Pjesa tjetër plotësohet nga Lorenzo Insigne dhe Frederico Chiesa, të cilëve pritet tu shtohen edhe Stephan el Shaarawy dhe Moise Kean.

Në pikëpyetje mbetet Nicolo Zaniolo. Mancini i dha shpresë lojtarit dhe do e presë, për të vlerësuar gjendjen e tij, pas dëmtimit të dytë. Lojtari e ka rifilluar stërvitjen dhe tani do i duhet të tregojë veten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore