Shqipëria

Italia dëbon sipërmarrësin shqiptar


Policia e Brescia-s ka dëbuar nga Italia sipërmarrësin me origjinë shqiptare, Gëzim Sallaku. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të premten e 19 shkurtit. Sallaku ka qenë ish-pronar në Darfo Calcio, një klub futbolli i vendosur në Lombardi.

Ai ka jetonte në një vilë në Sale Marasino, ndërsa ishte pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo. Sallaku është dëbuar nga Italia mbrëmjen e 18 shkurtit.

Dekreti i dëbimit u nënshkrua nga Selia e Policisë së Brescia-s, e cila e ka konsideruar Sallakun “person të padëshiruar pasi ai nuk ishte në përputhje me dokumentet dhe shoqërisht është cilësuar i rrezikshëm”.

“Biznesmeni 48-vjeçar, i dëbuar nga vendi ynë, është kthyer në Shqipëri. Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve gjyqësore. Sallaku është arrestuar dhe gjykuar disa herë për hetime të llojeve të ndryshme”.

Më tej thuhet se Sallaku është përfshirë nga viti 2002 deri më sot, në skena mashtrimesh në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të përdorura në vendet e ndërtimit. Po ashtu ai është akuzuar për mashtrim dhe evazion fiskal dhe mbajtje të armëve të zjarrit.

Bëjmë të ditur se Sallaku bashku me katër vëllezërit është arrestuar në vitin 2018-të për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata janë arrestuar pas një operacioni anti-drogë, i cili u finalizua me arrestimin e 22 personave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore