Sport

Itali – Spanjë, klasikja vjen me një tjetër gjysmëfinale ndërkombëtare


Tre muaj më parë, Italia dhe Spanja u përballen në “Wembley” për të përcaktuar finalistin e parë të EURO 2020.

Sonte, përballë publikut vendas në “San Siro”, Italia do tentojë të arrijë një tjetër finale, atë të Nations League.

UEFA Nations League organizon finalet e dyta në historinë e kompeticionit, pas atyre në vitin 2019.

Kampionja e parë e kësaj gare ishte Portugalia, që tani nuk bën pjesë në ‘top 4’ e kësaj gare.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Italisë dhe Spanjës.

Kampionët e Evropës dhe rekordmenët e ndeshjeve radhazi pa humbje, tentojnë sonte që të vazhdojnë atë ecuri.

37 janë ndeshjet pa humbje që Italia i ka radhitur, me të fundit që ka ardhur në kuadër të Nations League.

Spanja, në anën tjetër, kërkon hakmarrjen pas humbjes me penallti në gjysmëfinalen e EURO 2020.

Në orën 20:45, një tjetër klasike e futbollit paraqitet para nesh, për të përcaktuar gjysmën e një tjetër finaleje spektakolare.

Franca – Belgjika është gjysmëfinalja tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore