Lajme

Itali, kufizimet e lockdown-it do të lehtësohen


Italia është e vendosur për lehtësimin e kufizimeve të lockdown-it. Ajo ka hequr disa barriera, të cilat e kanë rënduar ekonominë në rajonin përreth Milanos dhe në të gjithë vendin.

Sipas zyrtarëve italianë, ri-infektimet me variantin e ri po shkojnë drejt një ngadalësimi.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, me shumë gjasa, mbrëmjen e së premtes do të nënshkruajë një dekret.

Ky i fundit do të shpallë shumë rajone të klasifikuara, si zona me rrezik të lartë “të kuqe”, në statusin “portokalli” me rrezik të mesëm, thanë zyrtarët, të cilët kërkuan të mos emërtoheshin për çështje konfidencialiteti.

Zhvillimi i fundit nënkupton që, nga fillimi i javës tjetër, mund të hapen më shumë biznese me pakicë dhe njerëzve do t’u jepet më shumë liri për të lëvizur brenda komunave të tyre.

Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura vetëm për marrje porosish, ndërsa udhëtimi në rajone të tjera do të jetë akoma i ndaluar.

Kryeministri Mario Draghi po bazohet në përshpejtimin e një fushate vaksinimi, çka do të lehtësonte masat e lockdown-it.

Të enjten ai konfirmoi objektivin e fundit të qeverisë për gjysmë milioni vaksinime Covid-19 çdo ditë deri në fund të muajit, madje edhe me kufizime të reja moshore për vaksinën AstraZeneca.

Rajoni i Lombardisë

Rajonet e vendosura, që përfitojnë nga lehtësimi i kufizimeve, përfshijnë Lombardinë, e cila rrethohet nga kryeqyteti financiar i vendit Milano; Piemonte, rreth qytetit verior të Torinos; dhe rajoni qendror i Toskanës, thanë zyrtarët.

Deri në katër rajone ka të ngjarë të mbahen në status me rrezik të lartë: Campania dhe Puglia në jug, Val d’Aosta në veri dhe ishulli i Sardenjës.

Italia pasqyroi të enjten 17 mijë e 221 raste të reja ditore me koronavirus dhe ekspertët e qeverisë thonë se ritmi i ngjitjes po ngadalësohet. Vendi ka regjistruar më shumë se 3.7 milionë raste që nga fillimi i pandemisë.

Draghi gjithashtu tha të enjten se dekreti i ardhshëm i administratës së tij për masa të mëtejshme stimuluese, duke përfshirë një kërkesë për të zgjeruar deficitin buxhetor, ndoshta do të jetë më i madh se shuma e mëparshme. Kryeministri tashmë ka siguruar miratimin për një paketë 32 miliardë euro (38 miliard dollarë) të kërkuar fillimisht nga paraardhësi i tij Giuseppe Conte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore