Lajme

Itali/ 83-vjeçari vret gruan, djalin, dy pronarët e shtëpisë dhe tentoi vetëvrasjen


Një krim i rëndë tronditi Torinon në orët e para të mëngjesit pasi 83-vjeçari, Renzo Tarabella, ka vrarë me armë bashkëshorten e tij 79 vjeçe, djalin 51 vjeç, me aftësi ndryshe dhe një çift të moshuarish, që ishin pronarët e shtëpisë.

Kur arritën policët në vendin e ngjarjes, 83-vjeçari qëlloi veten në fytyrë dhe është në gjendje të rëndë në spital.

E para që njoftoi policinë ishte vajza e pronarëve të shtëpisë, pasi kishte tentuar t’i kontaktonte por askush s’i ishte përgjigjur.

Policia u përpoq të hynte në shtëpi nga ballkoni, i moshuari qëlloi veten në kokë me armë.

Mediat italiane raportojmë se trupat e katër viktimave, u gjetën nga karabinierët pak pas orës 3 të mëngjesit. Gjithashtu mësohet se arma e krimit mbahej në mënyrë të rregullt ligjore.

83-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin San Giovanni Bosco, në Torino.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore