Përballje

Israel Adesanya i gatshëm për të mbrojtur titullin kundër Marvin Vettori-t


Më 13 qershor, do përballet kampioni i peshave të mesme, Israel Adesanya me 27-vjeçarin Marvin Vettori.

Israel Adesanya do provojë të mbetet i pamposhtur në duelet e peshave të mesme, dhe do kërkojë të mbrojë titullin e tij kundër italianit, Vettori.

Ndeshja do të mbahet në Gila River Arena në Glendale, Arizona.

Adesanya kishte mposhtur Vettorin me vendim të ndarë, në prill të vitit 2018, po në të njejtën arenë.

Përballja mes Israel Adesanya-s dhe Marvin Vettori-t në vitin 2018

Italiani kërkon hakmarrjen ndaj Adesanya-s, por ky i fundit duket i përkushtuar për të mbrojtur titullin.

Adesanya ka një rekord pothuajshe të paprekshëm, ku ka 20 fitore dhe vetëm një humbje.

Humbjen e vetme Adesanya e ka në vitin 2021, ku provoi të testojë aftësitë e tij duke luftuar për titullin e peshave deri në 93 kg, përballë Jan Blachowicz.

Marvin Vettori ka një rekord mjaft të mirë po ashtu, i cili ka 17 fitore, katër humbje dhe një barazim gjatë karrierës së tij.

Në po të njejtën natë, do ndeshen edhe Deiveson Figueiredo kundër Brandon Moreno-s.

Figueiredo është kampion në fuqi i peshave deri në 57 kg dhe ka një rekord prej 20 fitoresh, një barazim dhe një humbje.

Në anën tjetër Moreno ka 18 fitore, pesë humbje e një barazim, dhe synon titullin e peshave deri në 57 kg, që momentalisht e mban Figueiredo.

Adesanya ka një stil të veçantë dhe ka qenë dominues gjatë karrierës së tij në UFC, por Vettori është një kundërshtar i papërshtatshëm për 31-vjeçarin, dhe këtë e dëshmon edhe ndeshja e vitit 2018.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore