Lajme

Islanda “injoron” totalisht pandeminë


Në një kohë kur pjesa më e madhe e botës po lufton ndaj COVID-19, Islanda po i rikthehet normalitetit. Prej javësh vendi i ka hequr masat kufizuese, por ka forcuar shumë kontrollet në pikat e saj kufitare. Islanda tashmë prej tre javësh është i vetmi vend me “ngjyrë të gjelbër” në hartën për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në Evropë.

Mediat e huaja raportojnë se baret, restorantet, pishinat dhe sallat sportive janë hapur në Islandë, pasi vendi ka regjistruar vetëm pesë infektime në dy javët e fundit. Islanda sipas ekspertëve është favorizuar dhe nga fakti se përbëhet nga 365 mijë banorë.

Ndërkaq, autoritetet islandeze kanë njoftuar se nga 15 janari të gjithë personat që do të duan të vijnë në Islandë, duhet të kenë me vete një test PCR, si dhe do i nënshtrohen karantinimit të detyrueshëm 14 ditorë.

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore