Sport

Islami Makhachev në hapat e Khabib Nurmagomedov


Pasardhësi i Khabib Nurmagomedov, Islami Makhachev nga Rusia bëri përshtypje në paraqitjen e tij të parë në eventin kryesorë në një natë të UFC, pasi ai mposhti me lehtësi brazilianin Thiago Moises.

29-vjeçari Makhachev, fitoi në raundin e katërt të ndeshjes në peshat e lehta për të i shtuar edhe një fitore rekordit të tij.

Luftëtari rus, ka 20 fitore dhe vetëm një humbje gjatë karrierës së tij në UFC.

Ishte hera e parë që Moises ishte dorëzuar në karrierën e tij, pasi Makhachev e kishte kapur te fyti, dhe braziliani nuk po arrinte të lirohej assesi.

Makhachev, kishte 148 goditje totale, ndërsa Moises vetëm 18.

Pas përfundimit të ndeshjes, Makhachev kërkoi kundërshtarin e tij të radhës.

Ai sfidoi ish kampionin e peshave të lehta Rafael dos Anjos, për dyluftimin e radhës.

“Pse po vrapojnë të gjithë? Askush nuk dëshiron të ndeshet me mua”.

“Ju mund të vraponi, por nuk mund të fshiheni. Unë jam këtu”, tha Makhacev.

Luftimet e tjera të së shtunës përfunduan me fitoren e polakut Mateusz Gamrot ndaj amerikanit Jeremy Stephens.

Ndërsa, ndeshja e peshave të mesme mes brazilianit Rodolfo Vieira dhe amerikanit Dustin Stoltzfus u fitua nga Vieira në raundin e tretë.

Edhe amerikani Billy Quarantillo fitoi, duke mposhtur meksikanin Gabriel Benitez me nokaut në raundin e tretë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore