Lajme

Ishujt Marshall 3 mijë raste me COVID brenda pak javëve


Ishujt Marshall po përpiqen të kontrollojnë përhapjen e infektimeve që janë trefishuar që kur u zbuluan transmetimet e para në komunitet një javë më parë.

Numri i rasteve pozitive është rritur në më shumë se tre mijë me katër vdekje të lidhura me COVID-in dhe shtatë pranime në spital.

Sekretari i shëndetësisë, Jack Niethendal, ka treguar se rritja e rasteve të raportuara në kryeqytetin Majuro ishte “thuajse dyfish nga një ditë më parë”.

Sipas tij, afro 75 për qind e testeve po ktheheshin pozitive dhe kjo është “një normë tepër e lartë”.

Ishujt Marshall kanë një shkallë vaksinimi prej 70 për qind të njerëzve të moshës gjashtë muajsh e lart.

Numrat në rritje kanë tendosur sistemin e kufizuar të kujdesit shëndetësor të atjeshëm, duke e detyruar ministrinë të rikthejë në punë punonjësit e kujdesit shëndetësor pozitiv ndaj COVID-it për të mbajtur objektet në funksion.

“Pashë disa ankesa në mediat sociale në lidhje me idenë se ne po u kërkojmë punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor të kthehen në punë nëse po përjetojnë vetëm simptoma të lehta”, ka thënë Niedenthal.

“Nuk mund të kesh kujdes shëndetësor nëse nuk ke punonjës të kujdesit shëndetësor”, ka shtuar ai.

Ishujt Marshall ishin një nga vendet e para që mbyllën kufijtë për udhëtimet ndërkombëtare, duke ndaluar fluturimet në hyrje më 8 mars 2020, disa ditë përpara se Organizata Botërore e Shëndetësisë të shpallte një pandemi globale.

“Kemi kaluar shumë orë urgjente dhe stresuese për të bindur zyrtarë të tjerë qeveritarë se kjo ishte gjëja më e mirë për të bërë, dhe ata dëgjuan”, ka treguar ai.

Për të, mbyllja e menjëhershme e kufijve vonoi ardhjen e COVID-19, duke i dhënë kohë për t’u organizuar dhe përgatitur.

 Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore