Ish ushtari i UÇK-së nis dëshminë në Speciale
Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurtesh Fondaj.
Altina Marmullaku
24.06.2024 11:08Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka nisur dëshminë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurtesh Fondaj, që është dëshmitari i 73-të në Speciale.
Prokuroria ka vlerësuar se Fondaj, ka njohuri për mënyrën e funksionimit të shtabit të UÇK-së.
“Dëshmitari me numër 4744 është ish-ushtar i UÇK-së. Do të flasë për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”, ka thënë prokurori, Matthew Halling në seancën e së hënës.
Ai është pyetur për disa dokumente
Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ditë.
Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri më tani janë dëgjuar 72 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura.
Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.
Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.