Kosova

Ish-ushtari i UÇK-së do të padisë LVV-në dhe Listën Guxo: Po kërcënohem vazhdimisht nga militantët e tyre  


Michael Spath

Ushtari me origjinë amerikano-gjermane i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Michael Spath, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërë të ditur se po përgatit kallëzim penal kundër udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.

Kjo pasi që sipas tij ai po kërcënohet vazhdimisht me komente fyese dhe denigruese nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, në rrjetet sociale.

Sipas tij komentet e tilla kanë për qëllim poshtërimin e personalitetit të tij në rend të parë dhe denigrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rend të dytë.

Ai poshtë lajmërimit të tij në Facebook, ka postuar edhe disa fotografi ku shihen komentet ofenduese ndaj tij.

“Është e njohur në të gjithë institucionet ndërkombëtare çfarë lloj dhune, ngacmimi, shtypjeje gjenerojnë dy këto parti nëse nuk pajtoheni me mendimet e tyre. Gjithashtu fushata e urrejtjes kundër UÇK-së duhet të rishikohet”, ka shkruar Spath në Facebook.

“Po kërkojë ndihmë nga miqtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ngritur një padi civile”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore