Sport

Ish-sulmuesi i Milan-it i jep fund karrierës në Evropë


Ish-sulmuesi i Milan-it, Carlos Bacca, i ka dhënë fund karrierës së tij në Evropës, teksa është transferuar në kampionatin e vendit të tij, në Kolumbi.

Transferimin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se do të luajë për skuadrën e Club Junior, aty ku e filloi karrierën.

Në Evropë, 35 vjeçari ka luajtur në skuadra të ndryshme si: Milan, Sevilla, Villarreal, Club Brugge dhe në fund ishte pjesë e Granada-s për një sezon.

Suksesin më të madh e pati me Sevilla-n, ku arriti ta fitonte dy herë Ligën e Evropës, derisa me fanellën e klubit andaluzian, Bacca shënoi 49 gola në 106 paraqitje.

Më pas Milan-i e transferoi atë për shumën e 33 milionë eurove, ku në Italia Bacca zhvilloi 77 ndeshje me fanellën kuqezi, ku arriti të shënojë 34 gola.

Suksese pati edhe në Villarreal, të cilët e transferuan kolumbianin për rreth 11 milionë euro nga Milan-i.

Me fanellën e “nëndetëses së verdhë”, Bacca arriti shifrën e 43 golave në 145 ndeshje në të gjitha garat.

Ai gjithashtu numëron edhe 52 ndeshje zyrtare me fanellën e kombëtares së tij, prej të cilave ka shënuar 16 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore