Sport

Ish-polaku i Partizanit: E shoh të vështirë fitoren e Polonisë


Ai quhet Przemysław Norko dhe është polaku i parë që ka luajtur në Superligën shqiptare.

Ish-gardiani i portës së Partizanit në vitin 2005, deklaroi në një intervistë për TVP Sport se e sheh shumë të vështirë fitoren e “të tijëve” përballë Shqipërisë.

Për Norko-n, ndeshja e parë me Shqipërinë nuk ishte aspak e lehtë. Ai shprehet nuk ka ende për momentin lojtarë “të mëdhenj” – referuar Robert Lewandovski-t – por ish-portieri pret progres nga ekipi kuqezi.

“Tani ne luajmë gjithçka për gjithçka përballë tifozëve shqiptarë”, shtoi Norko.

Referuar historisë së kalimit të tij tek Partizani, ish-gardiani i portës, tregon se kishte nevojë asokohe për një eksperiencë të re.

Norko rrëfen se si nuk donte të kthehej në Poloni apo të gjente sistemin në një klub tjetër në Greqi.

“Një ditë një agjent më sugjeroi Shqipërinë, dhe unë e mora paksa me shaka. Mora një ofertë nga Partizani dhe më premtuan pagë mjaft të mirë, në nivelin e ekipeve të superligës polake”, thotë Norko.

Gjatë kohës që Norko ishte trajner i portierëve të Zawisza Bydgoszcz, u përball me ekipin e Skenderbeut, duke u takuar me Orges Shehin dhe Gjergji Muzakën.

“Kam pasur gjithashtu një kontakt të shkëlqyeshëm me ‘kujdestarin’ tim në Shqipëri, Kosta Grillo. Fatkeqësisht, ai vdiq kohët e fundit nga COVID-19. Ai ishte mjeshtër i mikrofonit dhe zëri më i famshëm në vend. Sa herë që më thërriste, më përshëndeste me një zë karakteristik të ngjirur, duke më pyetur: ‘Mbreti Norko, si jeni?'”, sjell në vëmendje Norko mes historive nga e kaluara e tij sportive në Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore