Sport

Ish-mesfushori i Interit përfundon në pranga


Ish-mesfushori kolumbian i klubit italian Inter, i cili aktualisht është pjesë e klubit Millionarios, Fredy Guarin, ka përfunduar në prangat e policisë kolumbiane, në mbrëmjen e së enjtes.

Shkaku i prangosjes së Guarin ishte një përleshje në mes tij dhe familjes së tij.

Policia ka deklaruar se kanë marrë një telefonatë për një sherr ku ishin përfshirë Fredy Guarin dhe prindërit të tij, deri sa kanë shoqëruar menjëherë futbollistin në stacionin policor.

Aktualisht policia vendase po punon për zbardhjen e rastit në fjalë, teksa dyshimet janë që futbollisti 35-vjeçarë të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Futbollisti kolumbian ka luajtur me Interin për katër sezone (2012-2016) në të cilat kishte shënuar 23 gola, gjatë 141 paraqitjeve.

Gjithashtu Guarin, numëron edhe 57 paraqitje me fanellën e Kombëtares Kolumbiane, ku ka shënuar katër gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore