Lajme

Ish-kryeministri i Serbisë: “E keqja atëbotë quhej Millosheviç, sot quhet Vuçiç”


Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zizkoviç

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zizkoviç, në një përgjigje për të përditshmen “Danas” ka rikujtuar ngjarjet e 25 vjetorit të demonstratave kundër Presidentit të atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, duke thënë se pushtetarët e sotëm “i blinin edhe byrekë Millosheviçit”.

“Së pari, më lejoni t’ju them se këta që keni sot në pushtet, ‘blinin byrekë’ për Millosheviçin. Kurse tani janë bërë të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm, teksa ndjekin politikat e njëjta me të, vetëm se në mënyra të ndryshme”, ka deklaruar Zizkoviç.

Njëjtë sikurse Millosheviç, thotë ish-kryeministri serb, “këta vetëm dinë të gënjejnë gjithkund dhe këndo”.

“Shtiren gjoja si pro-evropianë njëjtë sikurse Millosheviçi që shtirej si ‘garantuesi i paqes në Ballkan’ për një kohë, siç edhe e quanin disa evropianë”, shprehet ai.

“Gënjeshtrat janë të njëjta për këso ‘sukseksesesh të mëdha, njëjtë gënjente edhe ai, ndërsa ishin deri në fyt në korrupsion dhe krim”.

“E vetmja gjë që dallon mes tyre”, shprehet ish-shefi i ekzekutivit serb, “është se këta janë pesë herë edhe më primitivë se ç’ishte Millosheviçi primitiv”.

Ish-kryeministri serb u bën thirrje opozitës që “të bashkohen, dhe ta rrëzojnë mendjemadhësinë, kotësinë dhe ta mposhtin të keqen”.

“Kjo e keqe atëherë quhej Millosheviç, sot quhet Vuçiç”, përfundon ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore