Sport

Ish-kapiteni i Prishtinës transferohet te Vllaznia


Ish-kapiteni i skuadrës së Prishtinës, Lorik Boshnjaku, është transferuar te Vllaznia e Shkodrës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga elita e futbollit shqiptar, të cilët njoftuan se kanë nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Boshnjakun.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku”.

“Për shtatë vite me radhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë”.

“Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që mesfushori qendror, te Vllaznia do ta gjejë trajnerin Mirel Josa, me të cilin kishte punuar më herët sa ishte pjesë e klubit të Prishtinës.

Boshnjaku është pjesë e skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës prej vitit 2014, që kur u transferua nga klubi i 2 Korrikut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore