Sport

Ish-futbollisti i Inter-it i bashkohet Lazio-s


Ish-futbollisti i Inter-it, Matias Vecino do të bashkohet me Lazio-n si transferim i lirë.

Mesfushorit uruguaian i përfundoi kontrata me Inter-in në qershor të këtij viti, teksa ka zgjedhur pikërisht bardhekaltrit për të vijuar karrierën.

Paraditen e sotme Vecino ka mbërritur në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe pastaj për ta nënshkruar kontratën, kurse menjëherë pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Mauricio Sarri.

Për këta dy do të jetë një ri-takim, pasi që e njohin njëri-tjetrin kur ishin pjesë e Empoli-t para disa sezoneve.

Kujtojmë që Vecino ishte pjesë e Inter-it për pesë sezone, që kur u transferua nga Inter-i në verën e vitit 2017 nga Fiorentina për 24 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore