Sport

Isco te Milan-i?


Milan është një ndër tre skuadrat të interesuara për shërbimet e numrit 22 të Real Madrid-it, Isco-s.

Futbollisti me sa duket ka vendosur të kërkojë një aventurë tjetër, pasi në Madrid nuk po gjen më hapësira.

Siç raportojnë nga Italia dhe Spanja, Real Madrid-i janë të gatshëm që të largojnë Isco-n nga skuadra.

Shifra që madrilenët kërkojnë për 28-vjeçarin është më së paku 20 milionë euro.

Gazetta Dello Sport raporton që Milan është shumë e interesuar për shërbimet e trekuartistit spanjoll.

Duke marrë parasysh që Brahim Diaz nuk do të vazhdoj huazimin e tij te Milan-i, kuqezinjtë po kërkojnë që spanjollin ta zëvendësojnë me një tjetër spanjoll.

Edhe Isco vetë nuk do të të insistoj më që të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, duke shikuar për ofertat që vijnë në drejtim të tij.

Marca raporton që përveç Milan-it, të interesuar për shërbimet e Isco-s janë edhe Juventus-i  dhe Sevilla.

Nëse varet nga Isco, me shumë mundësi futbollisti do preferojë ribashkimin me Julen Lopetegui-n, ish-trajnerin e tij te Spanja dhe Real Madrid-i, shkruan Marca.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore